Përballje

10, Napoli e kalon provimin me sukses


Përgjigje e jashtëzakonshme pas një humbje të madhe.

Javën që shkoi, Napoli pësoi humbjen e parë sezonale në Serie A, si mysafire e Inter-it.

Skuadra e Spalletti-t përkundër humbjes, mbajti vendin e parë.

Këtë të dielë, napoletanët kishin një sfidë të madhe përpara Lazio-s së ishit, Maurizio Sarri.

Mirëpo, sfida që u duk e vështirë para fillimit, ishte më e lehta për Napoli-n këtë sezon.

Aq mirë e nisën ata, saqë pas dhjetë minutash, ekrani i madh në “Diego Armando Maradona Stadium”, shënonte dy te Napoli e zero te Lazio.

Zielinski në minutën e shtatë dhe Mertens në minutën e dhjetë shënuan dy golat e shpejtë.

Para se Lazio të mund të rikthehej në lojë, Dries Mertens u ngjit në skenë përsëri.

Pa u mbyll gjysmë orë lojë, belgu shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën.

Me tri gola epërsi, Napoli përfundoi pjesën e parë dhe e kontrolloi shumë mirë takimin.

Deri në fund, posedimi ishin në anën e tyre, dhe kohë për gol gjeti edhe Fabian Ruiz.

Mesfushori spanjoll shënoi në minutën e 85-të, për të mbyllur ndeshjen me rezultat të pastër 4-0.

Napoli kaloi provimin me sukses, dhe tani ndodhet në vendin e parë në Serie, e vetme, me 35 pikë.

Lazio mbetet në vendin e tetë, me 21 pikë.

Kështu mbyllet edhe raundi i 14-të i elitës italiane, që prodhoi shumë gola e shumë rezultate të madhe

Serie A kthehet në mesjavë për javën e 15-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore