Shqipëria

10 mijë minorenë shqiptarë kanë kërkuar strehim në Itali 7 vitet e fundit


Në vetëm shtatë vitet e fundit, rreth 10 mijë minorenë shqiptarë kanë kërkuar strehim në shtetin fqinj të Italisë, për t’i shpëtuar varfërisë.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Drejtoria për Emigrmin dhe Politikat Integruese në Itali, sa i përket pranimit të minorenëve shqiptarë për të banuar aty.

Nën moton e një “toke të premtuar”, kryesisht adoleshentë të moshave 15, 16 apo 17 vjeç, mundohen ta kalojnë kufirin përtej Shqipërisë, sa akoma nuk janë bërë madhorë.

Ajo çfarë shihet gjithsesi si më shqetësuese prej autoriteteve italiane, është fakti se ky trend vijon edhe përgjatë vitit 2022.

Në gjysmën e parë të tij, ka pasur 372 kërkesa për adoptim nga minorenë shqiptarë të regjistruar pranë Drejtorisë së Emigracionit.

Motivimi kryesor i tyre, është ai i të mos pasur familje ku mund të mbështeten për jetën. Ndaj, zgjedhin rrugën alternative të adoptimit në Itali.

Teksa shifrat janë publikisht të qarta, asgjë nuk dihet më pas mbi rrugëtimin e tyre, kur integrohen në jetën italiane.

Shqiptarët, aktualisht radhitën të tretët në këtë çështje, pas ukrainasve (të cilët gjenden në luftë) dhe egjiptianëve. M

Jetesa e tyre në vendin fqinj pas arritjes së maturitetit, nuk është i pasqyruar askund ndërkohë dhe as roli i tyre në shoqëri.

Problemi i ikjes së të rinjve, por edhe i fëmijëve, ka qenë epiqendër diskutimesh në dekadën e fundit në Shqipëri, pasi mendohet se mbi 200 mijë persona kanë emigruar jashtë vendit.

Pjesën më të madhe të tyre, e kanë përbërë të rinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore