Futboll

10 dorezat më të mira ndër vite


Krahas pozicioneve të lëvizshme në një ekip, portieri, edhe psë monolit, ndoshta ze vendin më të rëndësishëm.

Mes lëvdimit maskimal dhe neglizhimit total, porta është vija fundore që vendos kush do të triumfojë dhe kush do të mbesë në vend, ndaj, trysnia dhe përgjegjësia që mban portieri, mbase tejkalon çdo tjetër në fushën e gjelbërt.

Sipas webfaqes sporting ferret, klasifikimi i 10 portierëve më të mirë të të gjithë kohërave, listohet kështu:

  1. Edwin Van der Sar

Ish numëri një i Manchester United dhe kombëtares së Hollandës, luajti për plot 861 ndeshje përpara se të pensionohej në 2011. Me Ajax-in fitoi katër tituj hollandez dhe një titull të Ligës së Kampionëve. Më pas edhe me Juventus-in edhe Fulham-in, ku gjithashtu, shkëlqeu njëlloj siç shkëlqeu në çdo klub.

Gjatë sezonit 2008-2009, Van der Sar nuk ka lënë asnjë gol të hyjë në portën e United për afërsisht 1311 minuta. Rekord ende I mbetur në Premier Ligë.

  1. Peter Shilton

Shilton është ndër portierët më të mirë që ka prodhuar ndonjëherë Anglia – në 125 titullime me kombëtaren angleze, 66 prej tyre janë tërësisht faqe-bardhë (pa lëshuar asnjë gol). Karriera e tij u shtri në 30 vite, në të cilat ai luajti për ekipe si Leicester City, Southampton dhe Nottingham Forest. Me Nottingham fitoi dy Kupa Evropiane.

Për më tepër, bashkë me Fabien Bartez, Peter Shilton mban rekordin e 10 ndeshjeve pa gola në finalet e turneut të Kupës së Botës.

  1. Petr Cech

I konsideruar si një ndër portierët më të mirë të Premier Ligës, Cech mban rekordin më të lart në ligën angleze (Premier), sa i përket numërit të ndeshjeve pa gola (202). Ai ka fituar katër ‘Doreza të Arta’ të Premier Ligës dhe mban rekordin prej 24 ndeshjesh pa gol të lëshuar në një sezon të vetëm të Premier Ligës.

Cech ka luajtur për 11 vjet me klubin e Chelsea-t dhe ka mbrojtur portën e tyre për 494 takime. Gjithashtu, për 139 ndeshje me Arsenal-in dhe ka luajtur për 124 të tjera si kapiten i Çekisë (më shumë nga të gjithë në historinë e futbollit çek). Petr ka fituar katër kampionate angleze me Chelsea-n, Ligë Kampionësh dhe Liga Evropiane; pesë Kupa të Shoqërisë së Futbollit (FA) dhe tre Kupa të Ligës.

  1. Dino Zoff

Qoft me Juventus-in e qoft me kombëtaren e Italisë, legjenda e portës italiane ka patur një prezencë të jashtëzakonshme. Në atë kohë, reflekset dhe shkathtesia e tij e kthyen në një barrierë thuajse të pamundur për ta kaluar. Ai luajti për 11 vjet me Juventus-in, duke titulluar 473 herë. Zoff fitoi gjashtë tituj lige të Italisë dhe një Kupë të Evropës.

Ai udhëhoqi kombëtaren e Italisë drejt fitores në Kampionatin Botëror të 1982-shit në moshën 40 vjeçare. Dino ende mbetet lojtari më i vjetër që arriti të ngrejë kupën si kampion i botës njëkohësisht edhe si kapiten i kombëtares. Legjenda e Italisë mban ende rekordin e pathyer të asnjë goli të lëshuar në portën e tij për 1142 minuta në kompeticionet ndërkombëtare.

  1. Oliver Kahn

Oliver Kahn është njohur për aftesitë udhëheqëse dhe disiplinës së tij. Kombinuar me natyrën e tij pasionante, Kahn veçohet lehtësisht në grupin e një ndër më të mirëve të të gjithë kohërave; jo vetëm si portier, por edhe si përfaqësues i këtij sporti. 14 vjet i kushtoi Bayern Munich-ut brenda të cilave ruajti portën gjermane 632 herë. Kahn fitoi çfarë mundi në Gjermani, përfshirë këtu edhe përformancën heroike në finalen e Ligës së Kampionëve, ku me ndeshjen e përfunduar me penallti, Kahn i dha fitoren Bayern-it kundër Valencia-s.

Ai titulloi 86 herë me ekipin e Gjermanisë dhe fitoi Kampionatin Evropian të 1996-ës. Oliver Kahn është i vetmi futbollist që ka arritur të fitojë Topin e Artë në Kupën e Botës, edhe pse Gjermania doli e dyta.

  1. Gordon Banks

I konsideruar si më I suksessëm se Peter Shilton, shumë besojnë se Gordon Banks është portieri më i mirë që ka patur ndonjëherë Anglia. Në Kupën e Botës të 1966-ës, të cilën kombëtarja e Anglisë e fitoi (dhe e vetmja deri më sot), Banks la të kalojnë vetëm dy gola në portën angleze.

Për tetë vjet Banks ka mbrojtur në Leicester City dhe për gjashtë vjet në Stoke City. Banks ka fituar një kupë lige me secilin ekip.

Banks ka fituar titullin e FIFA-s si ‘Portieri I Vitit’ plot gjashtë herë, gjë që e diferencon menjëherë dhe e bënë pjesë të kësaj liste.

  1. Peter Schmeichel

Ai është babai i Kasper Schmeichel, portieri aktual i Leicester City-t. Peter është i njohur për tetë vitet e tij te Manchester United, ku ka fituar disa tituj. Përfshirë tripletën e famshme të 1999-ës (Kupën e FA-së, Kupa e Ligës dhe Ligën e Kampionëve).

Në total, Peter ka fituar pesë Premier Liga, tre Kupa të FA-së, një Kupë të Liges së Anglisë dhe një për Ligën e Kampionëve.

Danezi është shfaqur për 363 herë të karrierës së tij në Angli (Manchester United dhe Manchester City). Ai mbetet kapiteni më jetëgjatë për kombëtaren e Danimarkës, të cilën e përfaqësoi 126 herë. Jo vetëm kaq por, Peter fitoi edhe Kampionatin Evropian të 1992-shit me Danimarkën.

  1. Gianluigi Buffon

Buffon është padyshim ndër figurat më të shquara të futbollit italian. Kur ishte vetëm 17 vjeç, Parma e zgjodhi si portierin e parë. Më pas, në 3 korrik 2001, Buffon u ble nga Juventus-i për 52 milionë euro. Ai zëvendësoi Van der Sar-in, të cilin Juve e shiti te Fulham.

Gjatë gjithë karrierës së tij te Juventus-I (43 vjeç tashmë dhe ende vazhdon të mbrojë për ta), Buffon ka fituar Serie A-në me ta 10 herë.

Ndërsa me kombëtaren e Italisë, ndoshta aftësia e tij mund të shquhet më shumë akoma; ai ka lëshuar vetëm dy gola në Kupën e Botës të 2006-ës. Prej të cilave një me penallti dhe një auto-gol nga një bashkëlojtar i tij.

Buffon ka titulluar si kapiten i Italisë 176 herë. Numëri më i lartë i regjistruar për kombëtaren italiane deri më sot.

  1. Lev Yashin

Ndonëse nuk është fort i njohur nga grupet modern të tifozëve, Yashin-i është ende i vetmi portier në historinë e futbollit që ka fituar një Top të Artë.

Yashin u emërua si ‘Portieri i Shekullit’ nga FIFA ndërsa mendohet se regjistron mbi 150 penallti të mbrojtura dhe 270 rezultate të pastra. Lev njihet si një ndër pionerët e këtij pozicioni si dhe një legjendë e portës ruse që ka frymëzuar shumë pasues të tij (vendas edhe nëpër botë).

Për 20 vjet [1950-1970] Lev luajti me Dynamo Moscoë-n. Ai fitoi pesë tituj të Ligës së Rusisë dhe tre kupa. Gjithashtu, Lev luajti 78 herë për kombëtaren e tij (Rusi), me të cilët fitoi Kampionatin Evropian të 1960-ës dhe Olimpiadën e 1956-ës.

Arritjet dhe shërbimet e tij në futbollin rus, i dhanë ‘Urdhërin e Leninit’ – çmimi më i lartë i asaj kohe nga Bashkimi Sovietik.

  1. Iker Casillas

sporting ferret vendos Iker Casillas-in në vend të parë të kësaj liste (edhe pse mund të ishte Lev Yashin). Casillas është portieri më i dekoruar i kësaj liste.

Në 16 vjet shërbim tek Real Madrid-i (përpara se të mbushte 31 vjeç), Casillas pesë La Liga, dy kupa të Spanjës dhe tre Liga të Kampionëve.

Edhe gjatë fundit të karrierës së tij, kur u tranferua te Porto, ai i ndihmoi ata të fitojnë ligën gjatë sezonit të parë të tij në Portguali.

Me Iker-in si udhëheqës dhe kapiten I kombëtares së Spanjës, ata arritën të fitojnë Euro 2008 dhe 2012 e midis, Kupën e Botës të 2010-ës. Ky rreshtim është ndër arritjet më dominante të Casillas si individ dhe pjesë thelbësore e kombëtares spanjolle.

Për të përfunduar, Casillas mban vendin e tretë sa i përket rezultateve të pastra (pa gola) në La Liga, për 177 ndeshje; më shumë nga të gjithë në Champions (59) dhe 77 herë rekord me kombëtaren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore