Sport

1 muaj jasht fushave, Eden Hazard lëndohet prap


Eden Hazard u transferua nga Chelsea te Real Madrid në verën e 2019-ës si një ndër transferimet më të bujshme në histori të klubit, por aventura e tij deri tani në kryeqytetin spanjoll ka qenë largë çdo pritshmërie, shkurt, një makth për belgun.

Në pasditen e sotme, Eden Hazard ndjeu disa shqetësime, dhe pas testeve mjekësore, u zbulua se ai kishte pësuar lëndim në muskulin kryesor të këmbës se majtë, që do e detyroj belgun të qëndroi jashtë fushës së blertë për një periudhë 1 mujore, raporton gazetari i GOAL, Mario Cortegana.

Eden Hazard humbi vetëm 22 ndeshje me Chelsea-n në 7 sezonet e tij në Londër, kurse me Real Madrid ka humbur 38 ndeshje në një vit e gjysëm, duke luajtur vetëm 34% të ndeshjeve.

Ky është lëndimi i 10-të që Hazard pëson te Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore