Sport

1 mijë ndeshje me Jose Mourinho-n


Fitore në frymën e fundit për ndeshjen e 1 mijtë të Jose Mourinho-s si trajner i futbollit.

Stephen El Shaarawy, erdhi nga stoli dhe ishte heroi i Romës në fitoren përballë Sassuolo-s.

E ai gol, përveç se solli fitoren e Romës, solli edhe një festim shumë të veçantë nga trajeri i tyre, Jose Mourinho.

https://twitter.com/cr7lm30/status/1437157330827808778?s=21&fbclid=IwAR2M3DpsZ6nUggQKg076trHeETE7LoiQ5ShI_Mo_iT8r-gzotQ5W6L0-3GY

Për Romën, kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshje këtë sezon.

Verdhekuqt e udhëheqin kampionatin, duke e nisur atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për Mourinho-n, kjo ndeshje ishte shumë speciale, pasi shënoi një arritje të madhe në karrierë – 1000 ndeshje si trajner.

Ai ka drejtuar shumë skuadra, ka fituar shumë trofe, ka pasur shumë momente të mira dhe të këqija, por personaliteti i tij në fushë dhe jashtë saj, e ka shndërruar në pikëfokus të këtij sporti për afro dy dekada tashmë.

Pas ndeshjes përballë Sassuolo-s, Mourinho zbuloi një ‘gënjeshtër’ të tij.

“I gënjeva të gjithë”, tha ai, “për ditë me radhë i thash skuadrës se kjo ndeshje e 1000-të nuk ishte e rëndësishmë për mua”.

“Por”, vazhdon Mourinho, “isha jashtëzakonisht i frikësuar se do të humbisja”.

“Fatmirësisht fituam dhe unë po vrapoja si një fëmijë duke festuar, sepse u ndjeva si 12-vjeçar, jo si 58”, mbylli Jose.

Me gjithë ulje-ngritjet, emri i tij do të mbahet mend gjithmonë në botën e futbollit.

Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar disa klube të mëdha, si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe tani Roma.

Në 1000 ndeshje, ai ka arritur 637 fitore, 205 barazime dhe 157 humbje.

Si trajner, Jose Mourinho ka fituar 25 trofe, duke llogaritur dy trofe të Champions League dhe triumfe në liga e kupa të ndryshme.

The special one quhet, e magjinë e tij tani po e shijon Roma, të cilën ai ka premtuar se do ta ngrisë nga ‘gërmadhat’ e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore