Boterori 2022

🔮LIVE: ArgjentinĂ« – FrancĂ«


Argjentina është kampion i Botës.


Shënon Kolo Muani. Ngushtohet epërsia.

ShĂ«non Paredes. Argjentina 3 – 1 Franca.

Dështon Tchouameni. Argjentina shumë afër trofeut.

ShĂ«non Dybala Argjentina udhĂ«heq 2 – 1.

Coman dështon. Mbetet 1 me 1.

Messi shĂ«non. Franca 1 – 1 Argjentina.

Mbappe shĂ«non penalltinĂ« e parĂ«. Franca 1 – 0 Argjentina.


Përfundon ndeshja. Do të ekzekutohen penalltitë.


GOOOOOOOOL! Barazon Mbappe.

Kylian Mbappe shënon golin e tretë personal në ndeshje.


Penallti për Francën.

Montiel e ndal topi me dorë në zonë, pas goditjes së Mbappe-s.


Tensionohet ndeshja. Leandro Paredes ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në Eduardo Camavinga-n.


GOOOOOOOL! Shënon Argjentina.

Lionel Messi shënon pas një aksioni të bukur nga ana e argjentinasve.


Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve. Mbetet të shihet se a do të shënohet gol, apo kampioni i botës do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.


Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve. Mbeten të zhvillohen edhe 15 minuta, apo edhe penalltitë do të ekzekutohen.


105+1’ PĂ«rsĂ«ri Lautaro Martinez me mundĂ«si shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« shĂ«nuar. MegjithatĂ« ai dĂ«shton i vetĂ«m pĂ«rballĂ« portierit.


105′ Rast i artĂ« pĂ«r ArgjentinĂ«n. Lautaro Martinez pati njĂ« mundĂ«si shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r ta shĂ«nuar golin e epĂ«rsisĂ«, por goditja e tij u ndal nga mbrojtĂ«sit e FrancĂ«s.


103’ ZĂ«vendĂ«sim i dyfishtĂ« te Argjentina. Inkuadrohen nĂ« lojĂ« Lautaro Martinez dhe Leandro Paredes. Dali nga loja Julian Alvarez dhe Rodrigo De Paul.


103’ FrancezĂ«t tani janĂ« duke e dominuar ndeshjen.


99’ Mbappe mbeti pak momente i shtrirĂ« nĂ« fushĂ« pas njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« ashpĂ«r tĂ« Romero-s.

Megjithatë francezi ngrihet në këmbë dhe loja vazhdon.


Fillon pjesa e parë e vazhdimeve. Topin e parë e luajnë francezët.


Përfundon koha e rregullt. Ndeshja shkon në vazhdime.


Messi e pati një rast shumë të mirë krejt në fund të ndeshjes, por goditjen e tij të fortë mezi e priti Hugo Lloris.


90+5’ Rast shumĂ« i mirĂ« pĂ«r FrancĂ«n. Portieri pret goditjen e Mbappe, mbetet 2:2.


90+’ TetĂ« minuta janĂ« shtesĂ«.


90′ FrancezĂ«t kĂ«rkojnĂ« penallti, por gjyqtari ndĂ«shkoi Marcus Thuram pĂ«r simulim.


Ky ishte goli i shtatë i Mbappe-s në këtë Botëror. Parakalon Messi-n.


82’ GOOOOOOOOL! Barazon Franca.

Kylian Mbappe shënoi golin e dytë për Francën brenda dy minutave.

Ai shënoi pas një aksioni shumë të mirë të francezëve, ku asistimin e mori nga Marcus Thuram.


80’ GOOOOOOOL! Kylian Mbappe shĂ«non nga pika e bardhĂ«.

Portieri e qëlloi anën, por goditja e 23-vjeçarit ishte shumë e fortë.


80’ Penallti pĂ«r FrancĂ«s.

Kolo Muani ndalet nga Otamendi në mënyrë të palejuar.


76’ Didier Deschamps shfaqet i nervozuar me lojtarĂ«t e tij. Kjo erdhi pas njĂ« gabimi nĂ« pasim tĂ« Raphael Varane, i cili e gjuajti topin jashtĂ« duke tentuar ta pasonte te Kunde.


71’ ZĂ«vendĂ«sim i dyfishtĂ« te Franca.

Inkuadrohen në lojë Eduardo Camavinga dhe Kingsley Coman. Largohen Antoine Griezmann dhe Theo Hernandez.


64’ ZĂ«vendĂ«simi i parĂ« te Argjentina. Largohet nga loja autori i golit tĂ« dytĂ«, Angel Di Maria, nĂ« vend tĂ« tij hyn Marcos Acuna.


63’ TjetĂ«r rast shumĂ« i mirĂ« pĂ«r ArgjentinĂ«n.

Argjentinasit zhvilluan një kundërsulm shumë të mirë dhe patën një mundësi të mirë për ta vulosur ndeshjen, por portieri francez, Hugo Lloris, bëri një dalje në momentet e fundit.


60’ Rast shumĂ« i mirĂ« pĂ«r ArgjentinĂ«n.

Angel Di Maria bën një depërtim fantastik në anën e majtë, asiston për Messi-n, i cili bën një lëvizje të mirë, por goditja e tij ishte e dobët.


Randal Kolo Muani është duke i sjellë mjaft probleme argjentinasve në krahun e djathtë.

Ai është duke pasur depërtime mjaft të shpejta, derisa prej se hyri në lojë ( në minutën e 42-të) është fauluar në tre raste.


55’ Kartoni i dytĂ« i verdhĂ« nĂ« ndeshje dhe i pari pĂ«r FrancĂ«n,

Adrin Rabiot ndëshkohet pas një ndërhyrje të ashpër në Rodrigo De Paul.


54’ Korneri i parĂ« nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« pĂ«r ArgjentinĂ«n, ndĂ«rsa i tretĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si tĂ« ndeshjes.


52’ Korneri i parĂ« pĂ«r FrancĂ«n vjen vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« ndeshjes.


50’ Argjentina e nis pjesĂ«n e dytĂ« mĂ« kĂ«rkuese.

Rodrigo De Paul tentoi ta shënonte golin e tretë për kombëtaren e tij, por Lloris e priti pa problem topin.


Fillon pjesa e dytë.


Angel Di Maria, “Futbollisti i finaleve”

Shënoi në finalen e Lojërave Olimpike.

Shënoi në finalen e Kupës së Amerikës.

Shënoi në finalen e La Finalissima.

Shënoi në finalen e Kupës së Botës, Katar 2022.

Në finalen e Kupës së Botës të vitit 2014 mungoi për shkak të dëmtimit.


Përfundon pjesa e parë.


45+7’ Kartoni i parĂ« i verdhĂ« nĂ« ndeshje.

Enzo Fernandez ndëshkohet me të verdhë, pasi ndali në mënyrë të palejshueshme këmbëshpejtin francez, Randal Kolo Muani.


45+’ ShtatĂ« minuta janĂ« shtesĂ« nĂ« pjesĂ«n e parĂ«.


41’ ZĂ«vendĂ«sim i dyfishtĂ« te Franca.

Didier Deschams për çudi bën dy ndërrime që në pjesën e parë.

Largon nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele. Inkuadrohen në lojë Marcus Thuram dhe Randal Kolo Muani.


Goli i Di Maria-s ishte i pari për të në këtë Botëror.


12 finale deri më tani i kanë fituar kombëtaret evropiane, ndërsa ato amerikano-latine i kanë fituar nëntë.

Kombëtare nga kontinente tjera nuk kanë luajtur asnjëherë në ndonjë finale të Botërorit.


36′ GOOOOOOOOL! Argjentina shĂ«non edhe tĂ« dytin.

Pas një kundërsulmi fantastik, Alexis Mac Allister e gjen krejtësisht të vetëm Angel Di Maria-n, i cili me një parabolë të lehtë shënoi për 2:0.


33’ Argjentina kĂ«rkon tĂ« shĂ«nojĂ« pĂ«rsĂ«ri.

Pavarësisht se janë duke udhëhequr me rezultat minimal, amerikano-latinët janë duke sulmuar vazhdimisht.

Megjithatë, Franca po arrin të mbrohet mjaft mirë.


Messi bëhet me më së shumti gola të shënuar në këtë Botëror me gjashtë sosh, duke e parakaluar Kylian Mbappe-n me pesë.

Ky ishte goli i 12-të në Kampionate Botërore për Messi-n ndërsa i 97-ti ne fanellën e ARgjentinës në të gjitha garat.


23’ GOOOOOOOOOOL ShĂ«non Lionel Messi nga penalltia.

Messi gjuan në anën e djathtë të tij, ndërsa portieri francez kërcen në anën e kundërt.


22′ Penallti pĂ«r ArgjentinĂ«n.

Osmane Dembele e shtynë Angel Di Maria-n i cili u rrëzua në zonë.

Gjyqtari polak akordon penallti.


20′ Goditje dĂ«nimi pĂ«r francezĂ«t nĂ« afĂ«rsi tĂ« zonĂ«s.

Theo Hernandez bën një depërtim të mirë në krahun e majtë, por ai ndalet me faull shumë afër vijës së 16-metërshit.


18’ Rast i mirĂ« pĂ«r ArgjentinĂ«n.

Rodrigo De Paul e vjedh një top nga francezët, niset drejt sulmit, pason shumë mirë te Angel Di Maria, por ky i fundit godet mbi portë.


15′ Argjentinasit mĂ« kĂ«rkues.

Djemtë e Lionel Scaloni-t e kanë nisur më mirë këtë ndeshje. Ata janë duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

Franca është duke luajtur në mbrojtje.


8’ Korneri i parĂ« i takon argjentinasve. Rodrigo De Paul lĂ«shon njĂ« goditje nga distanca, por ajo devijohet pĂ«r nĂ« goditjen e parĂ« nga kĂ«ndi.


5’ Alexis Mac Allister tenton njĂ« goditje tĂ« fortĂ« nga distanca, por topin e pret pa problem Hugo Lloris.


Raportohet që rreth 80 për qind e stadiumit është i mbushur me tifozët argjentinas. Sa herë që francezët kanë topin, ata fishkëllehen.


Fillon ndeshja.

Gjyqtari kryesor i takimit, Szymon Marciniak, jep shenjë për fillimin e ndeshjes, të parët me topin luajnë francezët.


Pak momente para fillimit të ndeshjes.


Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe shënuan të dy për Francën në finalen e Kupës së Botës 2018 (4-2 kundër Kroacisë).

Vetëm katër lojtarë kanë shënuar në dy finale të ndryshme të Kupës së Botës: Vava (1958, 1962), Pele (1958, 1970), Paul Breitner (1974, 1982) dhe Zinedine Zidane (1998, 2006).


Griezmann synon thyerjen e rekordit të trajnerit të Kosovës.

Francezi, Antoine Griezmann, ka krijuar më shumë raste (21) dhe ka regjistruar një total më të lartë të asistimeve të pritshme (3.5) se çdo lojtar tjetër në Kupën e Botës 2022.

QĂ« kur ‘Opta’ ka kĂ«to tĂ« dhĂ«na (qĂ« nga viti 1966), vetĂ«m njĂ« lojtar francez ka krijuar mĂ« shumĂ« raste nĂ« njĂ« edicion i vetĂ«m i KupĂ«s sĂ« BotĂ«s sesa Griezmann: Trajneri i tanisĂ«hm i kombĂ«tares sĂ« KosovĂ«s, Alain Giresse (24 nĂ« 1982 dhe 24 nĂ« 1986).


Portieri i Francës Hugo Lloris mund të bëhet lojtari i katërt kapiten i një skuadre në finalet e Kupës së Botës radhazi, pas Karl-Heinz Rummenigge (1982 dhe 1986), Diego Maradona (1986 dhe 1990) dhe Dunga (1994 dhe 1998). Me secilin prej të parëve duke humbur një nga ndeshjet e tyre, Lloris mund të jetë kapiteni i parë që fiton dy finale të ndryshme.


Në moshën 44-vjeçare, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni është trajneri më i ri që merr pjesë në një finale të Kupës së Botës që nga Rudi Voller në 2002 (42). Ai mund të bëhet më i riu që fiton trofeun që nga bashkatdhetari i tij Cesar Luis Menotti në 1978 (39).

Francezi Didier Deschamps mund të bëhet vetëm trajneri i dytë që drejton një komb drejt fitores në dy Kupa të Botës të ndryshme, pas Vittorio Pozzo me Italinë në 1934 dhe 1938.


Ky do të jetë takimi i katërt në Kupën e Botës mes Argjentinës dhe Francës.

“Albiceleste” ka fituar dy nga tre ndeshjet e mĂ«parshme, megjithatĂ« ka humbur ndeshjen e vetme tĂ« fazĂ«s eliminatore, 3-4 nĂ« raundin e 16-tĂ« tĂ« 2018.

NĂ« total, ky do tĂ« jetĂ« takimi i 13-tĂ« mes ArgjentinĂ«s dhe FrancĂ«s nĂ« tĂ« gjitha garat, me “Les Bleus qĂ« ka fituar vetĂ«m tre nga 12 tĂ« mĂ«parshmet (3 barazime, 6 humbje).


Lionel Messi është gati të thyejë rekordin për paraqitjet më të shumta në Kupën e Botës.

Finalja e sotme shënon herën e 26-të që super-ylli i del në fushë gjatë turneut më të madh të futbollit botëror, duke e lënë atë një paraqitje pas mesfushorit legjendar gjerman Lothar Matthaus.


MijĂ«ra tifozĂ« brenda stadiumit “Lusail Iconic” duke u drejtuar drejt ulĂ«seve tĂ« tyre pĂ«r ta ndjekur finalen e madhe.


Golashënuesi më i mirë në histori i kombëtares së Francës do të kërkojë trofeun e dytë të Kupës së Botës.


A do ta fitojë Lionel Messi trofeun më të rëndësishëm në futboll, që njëkohësisht është i vetmi që i mungon atij në karrierën e pasur.


Presidenti i Francës Emmanuel Macron, është i shoqëruar në tribuna së bashku me Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba.


Tifozët e Argjentinës në rrugët e Buenos Aires.


Cila kombëtare do ta marrë yllin e tretë në fanellë ?

Argjentina e fitoi Kupën e Botës së të parë në vitin 1978 kur mposhti Holandën 3:1. Dhe e dyta erdhi në vitin 1986 kur ata mundën Gjermaninë Perëndimore me shifrat 3:2.

Përpara se të fitonin ato turne, ata ishin në gjendje të arrinin në finale në edicionin e parë të historisë, i cili u mbajt në Uruguai në vitin 1930. Ata humbën nga vendi pritës 4:2.

Në vitin 1990 ata luajtën në finalen e tyre të katërt, por humbën ndaj Gjermanisë Perëndimore 1:0. Finalja e fundit në të cilën ata luajtën ishte në vitin 2014 dhe humbën ndaj Gjermanisë 1:0.

Ashtu si kundërshtarët e tyre, Franca ka dy yje, të cilët i ka arritur pasi kanë luajtur në tre finale në historinë e tyre.

Përveç fitimit të Kupës së Botës 1998 dhe 2018, e vetmja finale në të cilën ata kanë luajtur dhe kanë humbur ishte finalja e Kupës së Botës 2006 në të cilën ata humbën me penallti nga Italia.

Kjo është finalja që u bë famëkeqe për goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi-t.


Pamja nga jashtĂ« e stadiumit “Lusail Iconic” para fillimit tĂ« finales.


Përfundimi i ceremonisë para fillimit të finales.

FutbollistĂ«t e FrancĂ«s nĂ« tunelin e stadiumit “Lusail Iconic”.


FutbollistĂ«t e ArgjentinĂ«s nĂ« tunelin e stadiumit “Lusail Iconic”.


Tani, pak para fillimit të një finaleje të zjarrtë, trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do fillojnë ndeshjen.

Lionel Scaloni do startojë ndeshjen me skemën 4-4-2, ndërsa Didier Deschamps do fillojë me formacionin 4-1-2-3.

Formacionet Zyrtare

Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Di Maria, De Paul, Fernandez, Mac Allister; Messi, Alvarez.

Franca (4-1-2-3): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Hernandez; Tchouameni, Griezmann, Rabiot; Dembele, Giroud, Mbappe.


Nuk Ă«shtĂ« as ora 11:00 e mĂ«ngjesit nĂ« Buenos Aires dhe kryeqyteti i ArgjentinĂ«s Ă«shtĂ« duke e pritur me ngulm nisjen e ndeshjes…


Lajm i mirĂ« – Lionel Messi Ă«shtĂ« gjithashtu nĂ« stadium.

Pati brohoritje të mëdha nga tifozët e Argjentinës kur ekranet e mëdha  e treguan atë duke hyrë në stadium.


Angel di Maria nis për Argjentinën. Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez është në stol.

Për Francën, Raphael Varane është i përshtatshëm për të filluar pas sëmundjes.


Sipas raporteve të mediave, pritet që finalja të ketë rreth katër miliardë shikues.

Në stadiumin Lusail, thuhet që janë vetëm 6 mijë tifozë francezë, teksa tifozët argjentinas kanë pushtuar Katarin, dhe pritet të jenë mbi 58 mijë fansa që presin kombëtaren e tyre të fitojë titullin pas 36 viteve.


Pak më shumë se një orë kanë mbetur nga fillimi i finales së Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës.

Të dy kombëtaret kanë pasur një rrugëtim fantastik drejt finales, por vetëm njëra mund të fitojë trofeun prestigjioz të botërorit.

Kjo është mundësia e fundit e Lionel Messi-t, që të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën, pasi në botërorin e vitit 2026, ai do jetë 39 vjeç, dhe para fillimit të Kupës së Botës, ai ka deklaruar se ky është turneu i fundit që luan me Argjentinën.

Në anën tjetër, Kylian Mbappe, i cili është vetëm 23 vjeç, ka mundësinë të fitojë botërorin e tij të dytë radhazi.

Gjithçka do fillojë në ora 16:00, në stadiumin Lusail, ku tifozët argjentinas janë në numër të madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore