45+8’: Përfundon pjesa e parë, Gana 0-2 Uruguaj
________________________________________________________________________
44′: Uruguaj pas dy golave të shënuar ka marrë në duar dhe frenat e lojës
Ndryshe nga minutat e para të takimit, uruguajanët tashmë janë më prezent në sulm.
________________________________________________________________________
34′: Zëvendësim i detyruar te Uruguaj
Rodrigo Bentancur lë fushën e lojës i dëmtuar, në vendin e tij futet Matias Vecino.
________________________________________________________________________
26′: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL, Gana 0-1 Uruguaj
Shënon Giorgian De Arrascaeta, por një meritë e madhe ishte padyshim edhe e Luis Suarez.
Uruguay 1-0
THEY TAKE THE LEAD AGAINST GHANA!pic.twitter.com/IybhRwFrnD
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
________________________________________________________________________
Penalltia e pritur nga Sergio Rochet
ANDRE AYEW'S PENALTY IS SAVED!pic.twitter.com/oKYFYfBshN
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
________________________________________________________________________
23′: Nunez provon të shënojë me parabolë, por Salisu heq topin në momentin e fundit kur po i drejtohej rrjetës
#FIFAWorldCup #Portugal #GHAURU
Main account: @EVR1B pic.twitter.com/bN3Px1aygx— ليالي السامبا (@4RZAKSA) December 2, 2022
________________________________________________________________________
21′: Sergio Rochet pret penalltinë
________________________________________________________________________
19′: Darwin Nunez ndëshkohet me karton të verdhë për protesta
I ndëshkuari i parë i sfidës është sulmuesi i Liverpool dhe Uruguajit, Darwin Nunez.
________________________________________________________________________
18′: Daniel Siebert akordon penallti për Ganën
Gjyqtari gjerman vendos të akordojë penallti për ganezët pasi pa pamjet në VAR.
________________________________________________________________________
16′: VAR kontrollon për 11 metërsh në favor të Ganës
Daniel Siebert shkon ta shikojë vet rastin në monitorët e VAR.
________________________________________________________________________
15′: Shfaqet rrezikshëm Gana me J.Ayew
Nga ky aksion mund të ketë një penallti për ganezët, pasi Kudus pengohet në zonë nga portieri.
________________________________________________________________________
Renditja aktuale në grupin H:
________________________________________________________________________
10′: Asnjë tentativë në portat kundërshtare në këto 10 minuta të para
________________________________________________________________________
7′: Faull pranë zonës uruguajane
Nuk sjell asnjë rrezik, pasi ganezët shkaktojnë një tjetër faull në sulm.
________________________________________________________________________
Ndërkohë Portugalia ka kaluar në avantazh përballë Koresë së Jugut me anë të Ricardo Horta në minutën e pestë.
Me atë rezultat Gana mjafton të mos humbas për të kaluar në raundin tjetër.
Portugal 1-0
RICARDO HORTA OPENS THE SCORE!pic.twitter.com/ZOKC5wkTU2
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
________________________________________________________________________
1′: Ka nisur sfida në “Al Janoub Stadium“
Ganezët shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë gjermani 38-vjeçar Daniel Siebert. Një gjyqtar i FIFA-s që nga viti 2015 dhe elitës në UEFA.
________________________________________________________________________
Krahasim statistikash mes Kudus dhe Valverde
⚽ Uruguay's lack of goals
📈 Ghana's confidence levels
👀 Will Luis Suarez start?🔗 Check out the full Ghana vs Uruguay Match Preview on Edge of the Box 👇
— WhoScored.com (@WhoScored) December 2, 2022
________________________________________________________________________
Kujtime nga ndeshja mes Ganës dhe Uruguajit në Kupën e Botës 2010…
________________________________________________________________________
Cristiano Ronaldo (8) duhet të shënojë vetëm një gol më shumë në Kupën e Botës për të barazuar rekordin e Eusebio-s me Portugalinë (9).
Ai mendoi se kishte barazuar rekordin kundër Uruguait…
________________________________________________________________________
Formacionet zyrtare, Koreja e Jugut – Portugali
Koreja e Jugut 4-2-3-1: Seung-Gyn; Moon-Hwan, Kyung-Won, Young-Gwon, Jin-Su; Woo-Young, In-Beom; Kang-In, Jae-Sung, Heung-Min; Gue-Sung.
Portugali 4-3-3: Diogo Costa; Dalot, Pepe, Antonio Silva, Cancelo; M.Nunes, R.Neves, Vitinha; J.Mario, Ronaldo, R.Horta.
________________________________________________________________________
Formacionet zyrtare, Gana – Uruguaj
Gana 4-2-3-1: Ati-Zigi; Baba, Salisu, Amartey, Seidu; Abdul Samed, Partey; J.Ayew, A.Ayew, Kudus; I.Willimas.
Uruguaj 4-1-2-3: Rochet; G.Varela, J.M Gimenez, Coates, M.Olivera; Bantancur; Valverde, De Arrascaeta; D.Nunez, L.Suarez, Pellistri.
________________________________________________________________________
Grupi H do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Gana përballet me Uruguajin, ndërsa Portugalia me Koren e Jugut.
Nga ky grup e vetmja skuadër e kualifikuar deri më tani është Portugalia që ka gjashtë pikë. Gana ka tre pikë dhe mban vendin e dytë.
Koreja e Jugut mban vendin e tretë me një pikë. Dhe me një pikë, por në vendin e fundit renditet skuadra uruguajane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Liburn Aliu e Naser Hafizi ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro
-
Basha takim me kryesuesen e OSBE-së, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
-
Irani mund të rimendojë politikën bërthamore në dritën e kërcënimit nga Izraeli, sipas IRGC
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese