Boterori 2022

Përfundon ndeshja: Iran 0-1 SHBA


90+9’: Përfundon ndeshja, SHBA-të kualifikohen në raundin e të 16-ve

___________________________________________________________________________

90+8’: Shpëton mrekullisht porta e SHBA

Topi kalon mes këmbëve të portierit amerikan dhe po i drejtohej rrjetës. Iranianët kërkojnë e 11 metërsh.

___________________________________________________________________________

95’: Ndëshkohet me karton të verdhë Abolfazl Jalali

Faull taktik, iraniani ndalon kundërsulmin e amerikanëve.

___________________________________________________________________________

93’: SHBA me fat, Irani i afrohet golit të barazimit, por topi shkon ngjitur me shtyllën

___________________________________________________________________________

91’: SHBA vuan presionin e Iranit në këto minuta

___________________________________________________________________________

Mbyllet takimi mes Anglisë dhe Uellsit, ‘Tre Luanët’ triumfojnë 3-0 dhe kualifikohen si kryesuesit e Grupit B.

___________________________________________________________________________

87’: Amerikanët afrohen me golin, por tregohen të paqartë në momentin e fundit

Shpërdorojnë një rast të mirë amerikanët.

___________________________________________________________________________

83′: Kërkon penallti Irani

Nuk është i këtij mendimi Mateu Lahoz dhe as dhoma e VAR.

___________________________________________________________________________

82′: SHBA kryen dy zevendesime te tjera

Dalin: Sergino Dest, Timothy Weah

Futen: Shaq Moore, Walker Zimmerman

___________________________________________________________________________

81: Irani rrit intensitetin në fazën sulmuese

___________________________________________________________________________

78’: Largohet i dëmtuar Josh Sargent, futet Haji Wright

___________________________________________________________________________

77’: Ali Gholizadeh i lë vendin Karim Ansarifard te Irani

___________________________________________________________________________

77’: Hosseini ndëshkohet me karton të verdhë

Majid Hosseini është lojtari i dytë i sfidës i ndëshkuar me kartonin e verdhë pas Tyler Adams të SHBA.

___________________________________________________________________________

74’: Dëmtohet Josh Sargent

Ka dëmtim në kavilje për sulmuesin amerikan.

___________________________________________________________________________

72’: Zëvendësim te Irani

Dalin: Ali Gholizadeh, Ehsan Haji Safi

Futen: Mehdi Torabi, Abolfazl Jalali

___________________________________________________________________________

69’: Goditje dënimi për SHBA në hyrje të zonës së portës iraniane

___________________________________________________________________________

Anglia ka shënuar dhe golin e tretë përballë Uellsit me Marcus Rashford.

___________________________________________________________________________

65’: Zëvendësim te SHBA

Del: Weston McKennie

Futet: Kellyn Acosta

___________________________________________________________________________

64’: Rasti i mirë për Iranin, por loja ndalet për faull të shkaktuar nga Mehdi Taremi

___________________________________________________________________________

Me fitoren aktuale të Anglisë ndaj Uellsit (2-0), Iranit i mjafton një barazim për të kaluar në raundin tjetër të Kupës së Botës.

___________________________________________________________________________

58’: Dy goditje të njëpasnjëshme nga këndi për SHBA

Rikthehen në sulm amerikanët.

___________________________________________________________________________

53’: Irani vijon të mbetet në sulm, por jo shumë kërcënues në portën kundërshtare

___________________________________________________________________________

52’: Goditja e parë e Iranit në portën e SHBA

Saman Ghoddos shumë pranë golit të barazimit.

___________________________________________________________________________

49′: Mehdi Taremi kërkon të bëj gjithçka i vetëm por ndalet në hyrje të zonës së SHBA

___________________________________________________________________________

Ndërkohë, Anglia ka shënuar dy gola brenda një minute ndaj Uellsit me Marcus Rashford dhe Phil Foden.

___________________________________________________________________________

47′: Shfaqet rrezikshëm SHBA me Josh Sargent

___________________________________________________________________________

Loja nis me nga një zëvendësim për secilën skuadër.

Christian Pulisic i cili u dëmtua gjatë shënimit të golit i lë vendin Brenden Aaronson.

Te Irani në lojë është futur Saman Ghoddos, i cili ka marrë vendin e Sardar Azmoun

___________________________________________________________________________

45’: Nis pjesa e dytë në “Al-Thumama Stadium”, Iran 0-1 SHBA

___________________________________________________________________________

SHBA nuk pranoi asnjë goditje të vetme në një pjesë të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1966.

___________________________________________________________________________

Pjesa e parë e Tyler Adams me numra kundër Iranit:

100% ndërhyrje të fituara

100% driblime të përfunduara

92% saktësi pasimi

53 prekje

42 pasime të përfunduara

6/6 topa të gjatë të përfunduar

3/4 duele të fituara në fushë

___________________________________________________________________________

45+7’: Përfundon pjesa e parë, Iran 0-1 SHBA

Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Iranit dhe SHBA-ve. Amerikanët po udhëheqin 1-0 falë golit të Christian Pulisic në minutën e 38.

Pjesa e parë fliste vetëm për njërën skuadër, SHBA-të. Ata arritën të shënon dhe një tjetër gol në sekondat e fundit të kësaj pjese me Weah, por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Uellsi po barazon pa gola me Anglinë.

Me rezultatet e 45 minutave të para, Anglia dhe SHBA-të janë dy kombëtaret që kalojnë më tej.

Renditja e Grupit B:

Anglia – 5 pikë

SHBA – 5 pikë

Iran – 3 pikë

Uells – 2 pikë

___________________________________________________________________________

45+6’: Weah shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje

Pozicioni jashtë loje milimetrik i heq golin sulmuesit amerikan.

___________________________________________________________________________

45+3’: Zëvendësim i detyruar te Irani:

Futet: Ali Karimi

Del: Milad Mohammadi

___________________________________________________________________________

45+1’: Milad Mohammadi dëmtohet dhe kërkon zëvendësim

___________________________________________________________________________

45’: Kombinimi mes Sargent dhe Weah ndalet në fund nga mbrojtja iraniane

___________________________________________________________________________

44’: Pulisic rikthehet në fushë

___________________________________________________________________________

43’: Adams është i ndëshkuari i parë në këtë sfidë

Kapiteni i SHBA-ve, Tyler Adams është ndëshkuar me kartonin e verdhë.

___________________________________________________________________________

38’: Pulisic mbetet i dëmtuar nga përplasja me kundërshtarin gjatë realizimit të golit

___________________________________________________________________________

38’: GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL shënon Christian Pulisic, Iran 0-1 SHBA

Pasim i jashtëzakonshëm nga Weston McKennie që gjen Sergino Dest në zonë dhe ky i fundit asiston për Pulisic-in që e dërgon në rrejtë.

___________________________________________________________________________

33’: Provon Josh Sargent, por topi i gjuajtur prej tij shkon shumë larg kuadratit

___________________________________________________________________________

32′: Asgjë serioze për Ahmad Nourullahi, i cili rikthet në lojë

___________________________________________________________________________

31’: Loja është pezulluar përkohësisht për shkak të dëmtimit të Ahmad Nourullahi të Iranit

___________________________________________________________________________

28’: Weah humbet rastin e artë

Timothy Weah nuk e vlerësoi aq sa duhet aksionin duke menduar se ishte në pozicion jashtë loje dhe bëri një goditje të dobët me kokë.

___________________________________________________________________________

27’: Goditja e parë nga këndi

SHBA-të marrin goditjen e parë nga këndi në këtë ndeshje.

___________________________________________________________________________

20’: Taremi shpërdoron mundësinë për tu shfaqur i rrezikshëm në portën kundërshtare

___________________________________________________________________________

17’: Shtohen sulmet e amerikanëve në portën e Iranit

___________________________________________________________________________

11′: Pulisic pranë golit

Christian Pulisic i afrohet golit me një gjuajtje me kokë, por topi ndalet nga portieri iranian.

___________________________________________________________________________

9’: Tentativa e parë për këtë ndeshje vjen nga amerikani Musah

Goditja e mesfushorit të Valencia-s, Yunus Musah përfundon shumë lart traversës.

___________________________________________________________________________

5’: Asnjë rast në portat kundërshtare në këto minuta të para

___________________________________________________________________________

1’: Ka nisur sfida në “Al-Thumama Stadium”

Gjyqtari spanjoll, Antonio Mateu vërshëllen për nisjen e takimit të Grupit B në Kupën e Botës mes Iranit dhe SHBA-ve.

Topin e parë nga mesi i fushës e nisin iranianët.

___________________________________________________________________________

Drejtpërdrejt nga Kansas City

___________________________________________________________________________

Cameron Carter-Vickers, djali i ish-yllit të basketbollit të LSU, Howard Carter, do të fillojë sot Kupën e tij të parë të Botës me SHBA-të.

___________________________________________________________________________

Një tifoz amerikan që mbante një shirit ylber u nxor nga stadiumi përpara sfidës Iran – SHBA.

___________________________________________________________________________

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Jude Bellingham sonte bëhet lojtari i dytë më i ri (19 vjeç, 153 ditë) që ka realizuar 20 paraqitje për Anglinë, pas vetëm Wayne Rooney (19 vjeç, 24 ditë).

___________________________________________________________________________

Protestat në Iran dhe akuzat ndaj SHBA-ve

Irani vazhdon të jetë i mbërthyer nga protestat që filluan më shumë se 70 ditë më parë, gjatë të cilave janë vrarë më shumë se 400 njerëz, duke përfshirë më shumë se 60 fëmijë, sipas organizatave të të drejtave të njeriut.

Protestat filluan pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pas arrestimit të saj nga policia e vendit për dyshimin se nuk respektoi një kod të detyrueshëm të veshjes.

Protestat që mbajnë ende emrin e saj dhe sloganin “grua, jetë, liri” kanë hyrë edhe në Kupën e Botës.

Disa iranianë prisnin që lojtarët e tyre të bashkoheshin me atletët e tjerë aktualë dhe të mëparshëm dhe të përdornin profilin e tyre të lartë në teatrin më të madh ndërkombëtar të futbollit për të shprehur mbështetje të qartë për protestat.

Kapiteni Ehsan Hajisafi shprehu solidaritetin me protestat gjatë një konference shtypi në Doha javën e kaluar.

Lojtarët refuzuan të këndonin himnin kombëtar përpara ndeshjes hapëse kundër Anglisë. Por retorika e tyre ka qenë e përqendruar vetëm në futboll që atëherë, dhe ata kënduan himnin përpara ndeshjes së Uellsit.

Irani paraqiti të hënën një ankesë në FIFA për heqjen e fjalës “Allah” nga flamuri i Republikës Islamike në postimet e mediave sociale nga SHBA, të cilat kjo e fundit pranoi se erdhi si një shfaqje mbështetjeje për protestat.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Iranit vazhdojnë të akuzojnë publikisht SHBA-të se janë forca kryesore shtytëse pas “trazirave” dhe “terrorizmit” në vend, diçka që Uashingtoni e ka mohuar.

___________________________________________________________________________

Anësori iranian Ali Gholizadeh është pa një gol me kombëtaren e tij që nga nëntori i vitit 2021, por ai pa një gol të anuluar kundër Uellsit dhe ishte një kërcënim i vazhdueshëm.

___________________________________________________________________________

SHBA-të kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit të Kupës së Botës (6 barazime, 6 humbje).

___________________________________________________________________________

Irani synon kualifikimin e parë historik në një raund përtej fazës së grupeve të Kupës së Botës. Për të arritur diçka të tillë iranianët do të kenë një pengesë, SHBA-të.

Dy vendet që në aspektin diplomatik janë në një tension të vazhdueshëm, ketë të martë do të duhet të përballen në fushën e blertë për synimet e tyre në këtë Botëror.

Megjithatë, SHBA-te synojnë gjithashtu kualifikimin në raundin tjetër. Por atyre u duhet me patjetër fitorja. Për Iranin mjafton dhe barazimi nëse Anglia mund Uellsin në krahun tjetër.

Historia në këtë përballje është me Iranin. Fitorja e tyre e parë në Kupën e Botës ka qenë pikërisht përballë SHBA-ve në vitin 1998 në Francë.

Ajo ishte ndeshja e parë që ata luajtën kundër njëri-tjetrit që kur Teherani dhe Uashingtoni ndërprenë marrëdhëniet pas revolucionit të Iranit të vitit 1979.

Një takim në një ndeshje miqësore në janarin e vitit 2000 mes dy kombëtareve ka përfunduar në barazim 1-1.

___________________________________________________________________________

Formacionet zyrtare, Iran – SHBA:

Iran: Beiranvand; Rezaeian, Hosseini, Pouraliganji, Mohammadi; Nourollahi, Ezatolahi, Safi; Gholizadeh, Azmoun, Taremi.

SHBA: Turner; Dest, Carter-Vickers, Ream, Robinson; McKennie, T. Adams, Musah; Pulisic, Sargent, Weah.

___________________________________________________________________________

Formacionet zyrtare, Uellsi – Anglia:

Uellsi: Ward; N. Williams, Mepham, Rodon, B. Davies; Ramsey, Ampadou, Allen; Bale, Moore, D. James.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson, Bellingham; Rashford, Kane, Foden.

___________________________________________________________________________

Grupi B do të luajë dy sfidat e fundit të fazës së grupeve për Kupën e Botës, Katar 2022.

Duke nisur nga ora 20:00 e kësaj të martë në fushë do të jenë përballjet: Iran – SHBA dhe Uells – Angli.

Anglia aktualisht kryeson Grupin B me katër pikë. Në vendin e dytë gjendet Irani me tre pikë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me dy pikë. Dhe Uellsi qëndron i fundit me një pikë.

Në këtë grup është ende gjithçka e hapur, pasi asnjë skuadër nuk është kualifikuar apo eliminuar. Të gjitha kanë shanse për të kaluar në raundin e të 16-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore