Trepça ringjallet nën drejtimin e Vullnet Sefajës, skuadrën do ta drejtojë Neven Pllantak


18 ditë · Ligat

Klubi i Basketbollit, Trepça ka sjell risi në kryesi, pasi ky klub me renomen në basketbollin tonë do të udhëhiqet nga ish këngëtari, afaristi, Vullnet Sefaja.

Dorëzimi i detyrës te Sefaja është bërë nga kryesia e vjetër e klubit, ku po punohet tani për riorganizimin KB Trepçës.

 

Menjëherë pas kësaj kryetari është përcaktuar edhe për trajnerin e ri.

Neven Pllantak do të jetë në bankinën E skuadrës mitrovicase, derisa klubi ka nënshkruar kontratë edhe me disa lojtarë vendorë.