Suarez zbarkon në Perugia për testin e gjuhës italiane, tifozët dalin në rrugë që ta presin


1 muaj · Futboll

Marrëveshja mes Juventusit dhe lojtarit, thuhej se ishte prishur për shkak të vonesës së pasaportës, pasi lojtari uruguaian nuk do të kishte dokumentet evropiane dhe kohë për t’u regjistruar si një lojtar në Ligën e Kampionëve.

Por La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, shkruajnë se sulmuesi i Barçës do të kryejë sot provimin, pasi ka zbarkuar në Perugia dhe tifozë të Juventusin kanë dal ta presin rrugëve.