Pesë agjentë kinezë u arrestuan në SH.B.A. Në shënjestër kundërshtarë të Pekinit


28 ditë · Lajme

Pesë agjentë kinezë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në një operacion që ve ne shënjestër kundërshtarët e qeverisë kineze. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers tha se akuzat ishin ngritur kundër tetë personave të përfshirë në një “operacion të paligjshëm kinez të zbatimit të ligjit të njohur si Fox Hunt”.

“Kina përshkruan Fox Hunt-in si një fushatë ndërkombëtare anti-korrupsion në të cilën ajo kërkon të lokalizojë të arratisurit legjitim nëpër botë dhe t’i sjellë ata në Kinë për t’u përballur me akuza të vërteta penale,” tha Demers. “Por në shumë raste personat  janë kundërshtarë të Kryetarit të Partisë Komuniste Xi (Jinping) – rivalë politikë, disidentë dhe kritikë.

Ai tha se pesë agjentë kinezë ishin arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Mërkurën dhe tre të tjerët besohet të jenë në Kinë. Ata përballen me akuza për “komplot për të vepruar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të paligjshëm të Republikës Popullore të Kinës”.

Burimi: AFP