Pas deklaratës së Erdoganit ndaj Makronit Franca do të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi


1 muaj · Lajme

 

 

Presidenti Turk bëri një sul ndaj qëndrimit të Makronit lidhur me Islamin duke deklaruar që ai ka nevoje për trajtim mendor. 

Franca tërhoqi ambasadorin e saj në Turqi të Shtunën pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Emmanuel Makron ka nevojë për “trajtim mendor” mbi pikëpamjen e tij për Islamin, raportuan agjencitë e lajmeve.

Sulmi i Erdoganit ndaj presidentit francez nuk është i rastësishëm. Dosjet e mosmarrëveshjeve mes Ankarasë dhe Parisit janë të vazhdueshme kohët e fundit: duke filluar nga mosmarrëveshja mbi ujërat territoriale midis Ankarasë dhe Athinës, konfliktit në Libi dhe atij në rajonin separatist armen të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak.

“Cili është problemi i individit të quajtur Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor” tha Erdoğan të shtunën duke ju referuar qartë idesë së projekt-ligjit të presidentit francez për të luftuar islamizmin radikal.

Në fillim të këtij muaji, Makron mbajti një fjalim historik mbi strategjinë e tij për të kundërshtuar mënyrat se si Islami radikal ka depërtuar në shoqërinë franceze.  Presidenti francez rinovoi zotimin e tij pas sulmit ku iu pre koka një mësuesi që kishte treguar karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë ku fliste për lirinë e fjalës në një shkollë afër Parisit.

Deklarata e Erdoganit nuk mund të kalonte në heshtje. Sipas Agjensisë France-Presse, në bazë të një deklarate nga pallati prezidencial, ambasadori framcez po tërhiqej nga Ankaraja për konsultime dhe do të takohej me Makronin për të diskutuar situatën.