Paga mesatare në Kosovë gjatë viteve 2012-2019 u rrit për 39.7 për qind


5 muaj · Shqipëri

Euro, një rritje prej 283 Eurosh, ose 54.6%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 707 Euro në vitin 2019, një rrije prej 242 Eurosh, ose 52.0%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te Sektori i Ndërmarrjeve Publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike, më e lartë ishte te: furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (923 Euro); informimi dhe komunikimi (797 Euro); dhe xehëtaria dhe gurëthyesit (657 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (256 euro).