Strategjia me dy fytyra e BE-së në Ballkan


Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe?

Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropianë u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.