Shqipëri: President – Kryeministër, 3 – 0 në Venecia


Blendi Fevziu Gazetar ne Shqiperi

Kryeministri Edi Rama humbi tri herë në fushë asnjanëse ndaj Presidentit Ilir Meta.

Pas dy akteve shtetare të Presidentit, dy dekreteve lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, Kryeministri ngriti një komision parlamentar për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit. Me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe bedelët e dalë nga fundi i listave së saj, Kryeministri ishte i sigurt se në seancën plenare i kishte më shumë se 94 votat e domosdoshme për vendimin propozues të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.