Pasojat e pasivitetit të shoqërisë


Baton Haxhiu Gazetar ne Albania

Para përfundimit të bombardimit të NATO-s mbi RFJ-Serbi, ish presidenti Finlandez Martti Ahtisaari e dorëzon një propozim  Marrëveshje ushtarake-teknike, për t’u aprovuar nga Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) në njërën anë, kurse në anën tjetër nga të dy palët: nga Republika Federale e Jugosllavisë dhe nga Republika e Serbisë e përfaqësuar nga Kryetari Slobodan Miloseviq (i cili përfundoi në Gjykatën e Hagës). Parlamentet e këtyre dy të fundit e aprovojnë marrëveshjen me 03 Qershor 1999, dhe me 09 Qershor 1999 në Kumanovë nënshkruhet marrëveshja ndërmjet gjeneralit të NATO-s dhe atij të RFJ (KFOR-RFJ (Serbi-Mal i Zi) Marrëveshja u nënshkrua nga komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë Gjenerali Michael Jackson,  dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së RFJ – Serbisë, Gjenerali Nebojsha Pavkoviq (i cili me vonë u akuzua për krime lufte dhe gjenocid). Të nesërmen me 10 qershor, në Këshillin e Sigurimit të KB aprovohet Rezoluta 1244, dhe shpallet  përfundimi i luftës me fitore të forcave NATO kundër RFJ. Marrëveshjes dhe Rezolutës i paraprinë aprovimi i procesit nga Grupi G-8 për paqe në Kosovë. Pikat kryesore të aprovuara nga G-8 janë: