Marrëveshja NATO-RFJ e vitit 1999 dhe territori i Kosovës


të analizuar proceset e zhvillimeve në Kosovë duke filluar nga viti 1912 e deri te pavarësia e saj në 2008, duhet hulumtim i thellë shkencor mbi atë historiografi. Sidoqoftë, kisha mjaft argumente profesionale e shkencore për rikujtimin e marrëveshjes  madhështore te datës 09 qershor 1999. Kjo marrëveshje, përveç të tjerave, shumë sakët ndërlidhë aprovimin ndërkombëtar të territorit të Kosovës në të gjitha nivelet deri në Kombet e Bashkuara.

Periudha dhjetë vjeçare 1998-2008,  karakterizohet me luftën e ndritshme të UÇK-së, me bombardimet e NATO-s mbi Serbi dhe mbrojtjen e popullatës civile në Kosovë. Këto ndërlidhën drejtpërdrejtë me humanitetin për ndaljen e gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, ndërlidhët me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe përfundimisht kulmon me shpalljen e pavarësisë së shtetit. Sigurisht, deri në luftën e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s, u provuan metoda shteruese që në mënyrë paqësore e me dialog të gjendej një zgjidhje e pranueshme për Kosovën. Meqë, zbatimi i metodave paqësore mungoi, dhe presioni i Serbisë nuk ndalej, nga se u kuptua, se Serbia nuk pranon  zgjidhje paqësore për Kosovën. Ajo vazhdonte të ashpërsoj metodat e dhunës ndaj popullatës shqiptare, ndaj pronës se tyre,