Fundi apo (ri)fillimi i Vjosës?


Po të fitonte në zgjedhjet nacionale, të vitit të kaluar, Vjosa Osmani do të ishte fituese edhe e garës së pashpallur për kryetar të LDK-së. Pasi nuk i fitoi zgjedhjet, koalicioni me Vetëvendosjen dhe roli i saj integrues, e mbanin ende si kandidate edhe për çështjen e pambyllur të kryetarit të LDK-së. Me rrënimin e koalicionit, u rrënuan edhe gjasat për këtë pretendim. Arsyet e koalicionit dhe marrëveshjes Thaçi-LDK më tepër se gjeopolitike, duket të jenë të motivuara nga gara e brendshme në LDK, për pushtet.

Tash, a ishte apo nuk kishte të drejtë LDK-ja të shkarkojë Vjosa Osmanin, nga pozitat e larta drejtuese në këtë parti? Nëse mund të diskutohet për mandatin që e mori nga presidenti i vendit për të qeverisur vendin, edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet e fundit, duhet pranuar faktin se për të drejtën e partisë të shkarkojë, përmes procedurave të parapara me statutin e saj cilindo zyrtar i cili nuk e mbështetë politikën shtetërore e nacionale të saj, vështirë se ka çfarë të diskutohet. Aq më tepër, vështirë se mund të kontestohet kjo e drejtë, nga partitë e tjera, sidomos në momente vendimtare si është formimi i qeverisë apo rreshtimi gjeopolitik, apo rreth partneritetit strategjik me ShBA-në, si u prezantua ky moment sa historik aq edhe histerik..