A mund t’ia dalë Evropa pa Amerikën?


Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania (flitet për rreth 9.500 GI-s), kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani.

Kryetarë bashkish nëpër rajone, janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre. Ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategët ushtarakë pyesin veten se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te ShBA-së në Evropë dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.