Muri i madh i Alpeve”: Hidhjani një sy njërës ndër fortifikimeve më të mëdha të Evropës


24 ditë · Kultura

Nëse vizitoni Alpet italiane, mos humbisni rastin të shkoni edhe deri në Torino dhe të kënaqeni me arkitekturën e mrekullueshme dhe me kuzhinën e Italisë Veriore

Nëse e doni aventurën, mund të bëni ski në vendin e Alpeve, Sestriere, pastaj, meqë jeni aty, patjetër ngjitni 2.500 shkallë deri te Kalaja Fenestrelle, perlë e fshehur e Italisë e cila ruan historinë shumëshekullore, transmeton Telegrafi.

 

Kalaja Fenestrelle gjendet brenda Parkut Kombëtar Orsiera-Rocciavrè dhe shtrihet në 130 hektarë.

 

Paraqet një ndër strukturat më të mëdha të fortifikuara në Evropë dhe përbëhet nga tri fortifikime kryesore, por edhe nga shumë pjesë të tjera: kisha, kuzhina, kazerma, istikame, bedena, depo, pallate…

Kalaja është ndërtuar për ta mbrojtur luginën Val Chisone.