Zgjedhja "karate" e Presidentit të ri të Republikës

LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Berisha: Deputetëve të AAK-së po i mohohet ekzistenca

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një konferencë për media, ka thënë se deputetëve të AAK-së po i mohohet edhe ekzistenca.

“Ne jemi shtatë deputetë të zgjedhur nga populli, por jemi mohuar”, tha Berisha.

Në vlerësimin e tij aktualisht në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një lloj komedie me qëllim krijimin e një narracioni i cili do të shërbente në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Kur e dëgjova fjalimin e kryeministrit dje, ku tha se po i sigurojë nënshkrimet, le t’i propozojnë kandidatët, u gëzova, thash po zgjidhet ngërçi. Vij me disponim në Kuvend, kur vij këtu dalin dy kandidate të tjera dhe Kurti s’e mban fjalën”.

Berisha ndër të tjera tha se askush nuk po i beson më Kurtit as për të komunikuar me të.

 

Redaksia
Albanian PostRedaksia

LDK: Ftesa e Kurtit për t’i mundësuar VV-së zgjedhjen e presidentes

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti është për t’i mundësuar kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje, Feride Rushiti, që të zgjidhet presidente.

“Ftesa ishte për të propozuar një kandidate të dytë dhe për t’i mundësuar kandidates së VV-së të zgjidhet presidente. Çka po bëjmë ne? T’i japim votat një kryeministri për të kapur krejt shtetin? Populli nuk ia ka dhënë këtë mandat. Nuk mundemi ne ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo.

Kurti shprehu gatishmëri për t’i dhënë 15 nënshkrime LDK-së nëse propozon çfarëdo kandidati dhe të ketë një garë mes Feride Rushiti dhe një kandidati të LDK-së.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Bahtiri ia kërkon nënshkrimet Lushaku-Sadriut pas konferencës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, pas konferencës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka kërkuar nënshkrimet për presidentin, duke thënë se “erdha t’i marr nënshkrimet”.

 

Redaksia
Albanian PostRedaksia

LDK: Kurti po kërkon t’ia bëjmë kuorumin kandidates së LVV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të martën, në një konferencë për media e ftoi këtë parti të sigurojë 15 nënshkrime për kandidatin e tyre të cilën Lëvizja Vetëvendosje do ta pranonte pa kushte.

Sipas Bajrami, kjo ftesë e Kurtit nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se një mundësi për t’ia bërë kuorumin kandidates së LVV-së për presidente.

“Kurti na tha se e tërheq kandidate që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë”, shkroi ajo në platformën sociale, Facebook.