Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i kënaqur pas përmbylljes së seancës konstituive, duke vlerësuar se procesi përfundoi tre herë më shpejt se në vitin 2025.

“Pra, përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e 11-të, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të qeverisë dhe me zgjedhjen e presidentit për çfarë e kemi marrëveshjen me LDK-në”.

 

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së mbetet e rezervuar për të.

“Për tri herë radhazi, përfaqësuesit e PDK-së nuk ishin të pranishëm në seancën konstituive dhe, rrjedhimisht, nuk e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për ta propozuar kandidatin. Kjo pozitë i takon PDK-së dhe mbetet e rezervuar për të. Sapo PDK-ja ta propozojë kandidatin e saj, Kuvendi do të votojë për të”.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka arsyetuar votimin e nënkryetarit të Listës Serbe, duke fajësuar Gjykatën Kushtetuese.

“Çështja e nënkryetarëve serbë është e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës. Ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo që ka thënë se nuk duhet të ketë kandidatë tjerë përderisa Lista Serbe e ka shumicën [e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës]. Listës Serbe, nënkryetarin ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese, jo ne. Ne e plotësuam kërkesën e Gjyaktës Kushtetuese”.

Këmbëngulja e përsëritur e LVV-së kundër votimit të nënkryetarit të legjislativit kosovar nga radhët e Listës Serbe ka qenë një prej arsyeve kryesore të vonesave në konstituimin e institucioneve sikurse vitin e kaluar, ashtu edhe sivjet.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës vjen pas më shumë se tre muajsh pas zgjedhjeve dhe dy përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislaturës XI. Tash nis afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.