LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Ku është LDK-ja? – Gashi kritikon heshtjen e partisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e partisë së tij ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar një pozicionim më të qartë dhe më të fortë përballë krizës institucionale.

Përmes një statusi në platformën sociale, Facebook, Gashi ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e situatës në Kuvend, duke thënë se ajo po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa, sipas tij, po vazhdon edhe insistimi për bllokimin e institucionit.

“Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së”, ka shkruar Gashi.

Ai ka kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë partinë e tij, duke vlerësuar se Kosovës po i mungon LDK-ja dhe ajo që ai e quan “fryma Rugoviane”.

“Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në fund të reagimit të tij, Gashi i ka bërë thirrje partisë që të dalë me një qëndrim publik për situatën e krijuar.

“Është koha që LDK-ja të flasë”, ka përfunduar ai.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Shpaloset mesazhi “Kurti n’burg” në Kuvend

Njëri nga bashkatdhetarët nga diaspora i cili po viziton sallën e Kuvendit të Kosovës ka shpalosur një letër ku shkruhej: “Kurti n’burg”.

Menjëherë pas këtij akti ka reaguar sigurimi i Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar largimin e tij nga salla.

Në anën tjetër, një nga mërgimtarët e pranishëm ia hoqi nga duart këtë pankartë protestuesit.

Në sallën e Kuvendit të Kosovës ka një numër i madh i bashkatdhetarëve që po vizitojnë Kuvendin e Kosovës.

Shumë prej tyre janë përplasur verbalisht me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Bashkatdhetarët nga diaspora përplasen me deputetët e PDK-së në Kuvend  

Bashkatdhetarët nga diaspora aktualisht janë brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, në ditën e tretë të ngjarjes së dyerve të hapura në Kuvendin e Kosovës për bashkatdhetarët.

Disa nga mërgimtarët janë përplasur verbaslisht me disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Disa nga qytetarët janë ankuar se PDK-ja i ka penguar që në ditën e tretë të ngjarjes të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë kritikuar PDK-në edhe për qasjen e tyre politike në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Haxhiu i quan “banale” veprimet e PDK-së në Kuvend

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “banale” veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës gjatë së mërkurës.

Haxhiu, para gazetarëve, ka thënë se “kur nuk ka kauzë, veprimet janë banale”.

Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e LVV-së lidhur me thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Seancë do të ketë, por paraprakisht do të ketë marrëveshje, sepse çfarëdo konstituimi i Kuvendit dërgon në situatën e rrjedhjes së afateve. Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që ta zgjedhim presidentin me mandat pesëvjeçar”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu ka kujtuar kohën kur, së bashku me LVV-në, kishte protestuar në Kuvend, duke hedhur gaz lotsjellës dhe vezë.

“Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitet opozitar, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin, kundër Gjykatës Speciale, kundër Zajednicës, të cilën këta prapa e kanë votuar. Ne nuk kemi votuar kundër mërgatës asnjëherë. Por janë qytetarët e Republikës ata që i vlerësojnë veprimet e secilit prej deputetëve. Kur nuk ke kauzë, veprimet janë banale”.