Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Prishtinë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Në një prononcim të shkurtër për media, Abdixhiku tha se çdo votë ka rëndësi duke ftuar kështu qyetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
“Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendos fatin për katër vitet e ardhshme Çdo votë ka rëndësi dhe në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive”, tha ai.
Sipas tij zgjedhjet janë festë për popullin e Kosovës.
“Janë festë e demokracisë e shprehjes së lirë e vullnetit të popullit”.

