LIVE

Redaksia
Albanian PostRedaksia

LDK-ja e fajëson LVV-në për mos konstituimin e Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka harruar që Kuvendi i Kosovës, ashtu se ashtu, është jashtë afateve kushtetuese.

“Jemi në një situatë ku ne për dëshirën e mirë po ja japim mundësi Kosovës për t’u konstituar Kuvendi dhe sot nuk po bëhet kjo për fajin e LVV-së”, tha ajo.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Hamza: Çdo veprim i PDK-së lidhet me 16 shtatorin, presim vendim lirues në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do t’i kontribuojë konstituimit të Kuvendit, ndonëse vazhdon të konsiderojë se gjatë këtij procesi është shkelur Kushtetuta dhe është përmbysur rendi kushtetues.

Pas përfundimit të pauzës 30-minutëshe për konsultimet rreth propozimeve për nënkryetarët e Kuvendit, Hamza konfirmoi se PDK-ja do ta votojë kandidaten e saj për nënkryetare, Vlora Çitaku.

“PDK-ja është këtu që të konstituohet Kuvendi. E dimë, është e sigurt që Kushtetuta nuk është respektuar, është përmbysur rendi kushtetues. Ne e votojmë nënkryetaren e PDK-së, që në këtë rast është Vlora Çitaku. Vendi duhet të ketë institucione”, deklaroi Hamza.

Ai e lidhi qëndrimin e PDK-së drejtpërdrejt me 16 shtatorin, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Mbi të gjitha, për PDK-në dhe për gjithë Kosovën, data 16 është jetike. Në veprimet tona si PDK, të gjitha që i bëjmë, i bëjmë në favor dhe në lidhje me datën 16 shtator. Ne presim vendim lirues, nuk ka asnjë arsye tjetër”, tha ai.

Hamza deklaroi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe se procesi ndaj ish-krerëve të saj ka qenë i panevojshëm.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër, luftë për liri, luftë e imponuar dhe të gjitha faktet kanë treguar që ka qenë një proces i panevojshëm, por ata kanë paguar me çmimin personal”, deklaroi kryetari i PDK-së.

Sa i përket sigurimit të votave për konstituimin e institucioneve, Hamza tha se përgjegjësia i takon partisë dhe koalicionit fitues.

“Përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e kanë partia fituese dhe koalicioni fitues. Unë nuk kam informacion si do të votohen. Propozimet do të jenë në përputhje me Kushtetutën”, përfundoi ai.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

LVV-ja thotë se nuk e voton Simiçin

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta votojë Igor Simiçin, pas deklaratës së tij në Kuvend të mërkurën.

Deputeti Ilir Kërçeli ka thënë se, sa i përket Simiçit, ka vetëm thirrje për Prokurorinë lidhur me deklaratën e bërë gjatë propozimit të tij.

Kërçeli po ashtu ka thënë se “Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin”.

Sipas tij, Shala tash po i kërkon votat e Lëvizjes Vetëvendosje për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit.

“Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër presidentit e as nuk rri në sallë?”, ka deklaruar Kërçeli.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Seanca konstituive e Kuvendit ka shkuar në pauzë prej një ore, për shkak të mospajtimeve lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pavarësisht se deputetët thanë se do të riktheheshin pas gjysmë ore në sallën plenare, aktualisht aty është e pranishme vetëm LDK-ja.