LIVE

#Albin Kurti
#Vjosa Osmani
#PDK
#veri
#gjermani
#okb
#Donika Gërvalla
#Lumir Abdixhiku
#Albulena Haxhiu
#Memli Krasniqi
#Prishtina
#konflikt
Redaksia
Albanian PostRedaksia

Moti sot në Kosovë 

Të shtunën pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve të dobëta lokale.

Temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë mes 6 dhe 9 gradëve Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin e Tajlandës dhe popullin tajlandez për Ditën Kombëtare.

“Kosova e vlerëson shumë miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, shkroi Osmani në X.

 

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Sherr masiv në Gramsh. Dje rreth orës rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie).

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A.(punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Redaksia
Albanian PostRedaksia

Dy persona kanë rënë në pranga pasi qarkullonin në automjet me armë me vete. Një prej tyre është i dënuar më parë për krime kundër korrupsionit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.