Sport

Botërori 2022/ Reja zbardh listën e Kombëtares


Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën e lojtarëve, të cilët do të jenë të përzgjedhurit për tre ndeshje eliminatore, të vlefshme për Kupën e Botës, Qatar 2022.

Tre ndeshjet do të jenë përballë Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Për to, 27 lojtarë janë përzgjedhur, ku risia më e madhe është përzgjedhja e Ernest Muçit. Ai vjen nga kombëtarja e shpresave U-21.

Ndryshe nga miqësoret e qershorit, në listë rikthehen edhe emra si Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Sipas reparteve, në portë, nuk ndryshojnë portierët Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Gentian Selmani.

Në mbrojtje Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Në mesfushë Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi.

Në sulm Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

Grumbullimi do të nisë të dielën e 29 gushtit, në Varshavë. Lojtarët që janë të pranishëm në klubet e tyre për ndeshjet e kampionateve ndërkaq, do t’i bashkohen ekipit të hënën e 30 gushtit.

Ndeshja përballë Polonisë do të zhvillohet më 2 shtator në transfertë. Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në “Elbasan Arena”. 8 shtatori, do të shohë po në të njëjtin stadium, përballjen me San Marinon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore