Edith Durham për traditat barbare serbe e malazeze: Gjahu për prerjen e kokave në Ballkan


4 muaj · Libra

Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e botonte Shoqata Mbretërore Antropologjike në Londër (Man, Journal of the Royal Anthropological Society, London), ka shkruar për veprimet barbare të prerjes së kokave që ndodhnin gjatë shekullit XIX në Ballkan.

Prerja e kokave ishte një lloj zakoni ‘normal’ sa që, popujt ballkanikë, siç ishin shqiptarët, serbët dhe malazezët, e linin një pjesë të flokëve në kokat e tyre të rruara, në mënyrë që kjo të shërbente për bartjen e tyre kur t’ua prenë.